Një fjalim tejet i fortë dhe me tone paralajmëruese ka ushtuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku një protestues ka shigjetuar drejtpërdrejt Edi Ramën, duke i vënë përballë forcën e rinisë dhe vendosmërinë për qëndresë të pandërprerë.

Me një gjuhë të ashpër, qytetari ka bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë injorimi i revoltës popullore.“O plak i ligë, shkove 61 vjeç, po ne jemi rinia! Jemi zotuar se jemi këtu çdo ditë derisa të shporresh nga karrigia e pamerituar! Do jemi këtu përditë”, deklaroi ai mes brohoritjeve të turmës.

Në fund të fjalës së tij, protestuesi lëshoi edhe një paralajmërim të fortë drejtuar kryeministrit, duke kërkuar që ky i fundit të mos provokojë zemërimin e njerëzve në shesh.

“Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin e të gabojë e ta fusë Tiranën në kolaps!”, përfundoi ai.

GEAM Sh.p.k