Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh eksperti i reformës zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se PD po mbështet interesin publik.
Bylykbashi shtoi se PS është duke vrarë çdo reformë.Debati mbrëmë në PD ishte i rëndësishëm. Qëllimi sa duket ishte që të bëhej një gjyq si politik si në kohën e Byrosë Politike. PD duhet që të kapë interesin publik dhe ta mbështesë. Kemi shumë reforma, që PD duhet t’i çojë përpara. PS po vret çdo shpresë e reformë. Të mos bëjmë pazar me reformat. Të hartohet strategji për mënyrën sesi duhet të veprojmë. Duhet t’i kthejmë vendit sistem zgjedhor të drejtë. Sistemi i vettingut duhet të vetëpastrohet, sepse quhet se është i pavarur ky sistem. LSI ka marrë 107 mijë vota dhe ka marrë katër mandate, kurse PSD e Tom Doshit ka marrë tre mandate me pak më shumë se 30 mijë vota. Demokracia lokale po vuan, duhet të rikonceptohet”, u shpreh Bylykbashi.