Nga Erion Murataj

Ashtu si çdo qytetar shqiptar, pak më shumë ndoshta,  pash dhe ndjeva gjithçka ndodhte përreth gjatë muajve të fushatës së fundit.

Si çdo qytetar shqiptar mendova se kishte ardhur koha që ndryshimi ishte i pashmangshëm. Në fakt paskam gabuar.

Kam gabuar sepse sot kuptoj ndoshta më shumë se kushdo tjetër që besimi që ndoshta edhe unë ashtu  si gjithë të tjerët I kam dhënë dikur atyre që sot marrin përsipër të na përfaqësojnë është në fazën që pasi është keqtrajtuar, pasi është keqpërdorur, sot po na ç’nderojnë.

Ditët që kaluan pas 25 Prillit padyshim që në optikën politike ishin të pritshme.

Ditët që erdhen pas vendimit të partnerit strategjik (SHBA) për përjashtimin e një prej ish liderëve më të fuqishëm të 30-vjeçarit të pluralizmit patjetër që për dikë që kërkon një politikë më të mirë ishin ditë që ngjallin shpresë. Por sot kemi disa fakte që duhet t’ia themi njëri-tjetrit në sy.

Për fat të mirë unë bëj pjesë tek ata njerëz që kurrë nuk i kam ulur kokën apo kurrë nuk  i kam shtrirë dorën askujt për të përfituar asgjë. Ndoshta e tillë mund të jetë situata për një pjesë të madhe por që me apo pa dashje i kanë besuar i besojnë dhe do të vazhdojnë ti besojnë me sa duket emrave dhe individëve të cilët ia kanë keqpërdorur dhe c’nderuar besimin.

Në një optikë fare të thjeshtë, në një vëzhgim fare pa filtra do të mjaftonte të shihnim se çfarë përjetojmë sot.

Kemi një qeveri e cila padyshim është e votuar, e cila nuk është e vërtetë që nuk përfaqëson shumicën e votuesve por është e vërtetë që nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve.

Kemi një opozitë e cila prej kohësh është e blerë nga mazhoranca dhe kemi një lëvizje brenda kësaj opozite e cila për interesin e saj personal ka ngritur në këmbë të madh e të vogël për ti bërë luftën imagjinare jo partnerëve por binomit I cili sot po qeveris Shqipërinë.

Kam vënë re që në foltoret e Sali Berishës ka entuziazëm. Kam vënë re që aspak nuk është shuar fryma e njërëzve që ulërasin, bërtasin gërthasin dhe fantazojnë njëlloj si shqiptarët e viteve ’90 .

E hidhur në fakt që pas 31 vitesh shqiptarët kanë një mendësi që jo vetëm që nuk i nderon por në fakt i  lejon politikës që pasi ia ka keqpërdorur, pasi ia ka shkelur dhe  pasi ia ka ç’nderuar dhe t’ia shkërdhejë besimin.

Ne sot fatkeqësisht po përballemi me një etapë të re.

Kjo etapë i përkon dhe i shkon për shtat modelit Bjeullorus .

Pse e them këtë? Dalëngadalë në të gjithë ish vendet e bllokut të lindjes, opozitat janë kthyer në fasadë. Ka një shpresë, që edhe pse për ironi të fatit nga një ish sekretar partie po ngjallet një frymë e cila për mirë apo për keq, do të prodhoj një feedback i cili do ta shkund pak një pjesë apo copëz të politikës. Unë sot me keqardhje e them që  nuk është koha për ti bërë luftën mendimit ndryshe pavarsisht se nga vjen ky mendim. Unë mendoj që  shqiparët duke filluar nga të rinjtë duhet të ngjallin shpresën. Duhet ti japin vetës mundësinë që në këtë hark kohor 4-vjeçar të prodhojnë një alternative e cila nuk duhet të ketë asgjë të lidhur apo asgjë të përbashkët me çka është ofruar deri më sot .

Për të gjithë ata pastaj që mendojnë, besojnë apo gjejnë veten tek monstrat laboratorike të prodhuara nga kjo klasë politike 30 vjeçare i them se i’u kanë keqpërdorur, i’u kanë dërrmuar, I’u kanë ç’nderuar dhe nga sot i’u kanë shkërdhyer besimin.