Gazetari Artan Hoxha thotë se një prej të arrestuarve të operacionit masiv të SPAK, “Golden Bullet”, kishte marrë pjesë në një tender por humbi pavarësisht se kishte ofertë 300 milionë lekë më të ulët.

Duke shpjeguar se si mund të lidhen politikanët, që flitet se kanë dalë në përgjimet e SPAK lidhur me ngjarjet komplekse të rrëfyera nga Nuredin Dumani dhe të proceduarit e tjerë, Hoxha tha se personi, tashmë i arrestuar, kishte telefonuar politikanë pas humbjes së tenderit, por nuk kishte arritur t’i jepte zgjidhje problemit të tij.

Thuhet një nga personat e arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”, ka marrë pjesë në tender dhe ka humbur. Në tender ky ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi. Dhe i takonte këtij se ka dhënë ofertën më të lirë. Por ky ka humbur, dhe në momentin që ka humbur ka folur me politikanë. A do hetojë SPAK-u këtu? Nuk e ka zgjidhur dot, edhe pse ka folur me telefon”, u shpreh gazetari Hoxha