Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e një pajisje misterioze që është gjetur në jug të vendit ditët e fundit. Hoxha tha se paisja misterioze është gjetur nga turistë të huaj në ishullin e Sazanit.

“Bëri bujë lajmi se një pajisje e sofistikuar që ishte gjetur në ishullin e Sazanit, nisur edhe nga fakti se nuk ka banorë dhe se vizitohej nga turistët. Duke qenë se në këtë kohë ka pasur një lëvizje të madhe të anijeve të NATO-s në Adriatik de jon tërhoqi vëmendjen se pajisja u gjet nga turistë në një zonë dominuese” tha Hoxha.

Sipas Hoxhës dyshohet se kjo pajisje mund të përdoret për spiunazh apo aktivitet kriminal.