Sulmet e shumta dhe terrori me të cilin po përballen cdo ditë banorët afgane , i ka detyruar të largohen nga vendi i tyrë.

UNHCR iu bëri thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që t’i mbajnë kufijtë e hapur dhe të ofrojnë strehim për afganët.

Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR),numri i refugjatëve që do kalojnë kufirin do shkojë deri në 5000,000.

“Sa i takon shifrave ne jemi duke u përgatitur për rreth 500,000 refugjatë të rinj në rajon. Ky është skenari më i keq”, tha Kelly Clements, zëvendëskomisionere e OKB -së për refugjatët.

Sipas saj, tani për tani nuk është duke u parë ndonjë fluks i madh i afganëve që largohen nga pikat kufitare, megjithatë situata brenda Afganistanit po ndryshon shumë shpejt.

Ditët e fundit është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të afganëve që kalojnë në Pakistan, tha ajo. Dyndja e refugjatëve afganë, gjatë katër muajve të ardhshëm, mund të përfshijë Iranin dhe Pakistanin dhe në vendet e Azisë Qendrore, vlerëson UNHCR.

Mijëra afganë kanë qëndruar ditët e fundit në aeroportin e Kabulit dhe jashtë objektit në përpjekje për të ikur nga vendi.

Shumë prej tyre janë bashkëpunëtorë të forcave të huaja, të cilat kanë qëndruar në këtë vend për 20-vite, por një numër i konsiderueshëm synojnë të ikin pasi kanë frikë nga sundimi i talibanëve.

Fluturimet që evakuojnë afganët dhe të huajt nga Kabuli, rifilluan një ditë pasi dy sulme vetëvrasëse vranë dhjetëra njerëz që prisnin për t’u larguar, jashtë hyrjes së aeroportit.

Banorët e kryeqytetit thanë se aeroplanët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti qysh herët në mëngjes, ndërsa turma njerëzish janë të mbledhura në zonën e Portës Abbey.

Shpërthimet që ndodhën të enjten (26 gusht) në këtë zonë, lanë të vrarë mbi 90 vetë, në mesin e tyre 13 ushtarë amerikanë. Përgjegjësinë për sulmet e mori një degë rajonale e grupit militant Shteti Islamik.