Prej disa kohësh po përflitet se Olsi Bylyku dhe Egli janë ndarë. Tashmë fotot bashkë mungojnë e po ashtu edhe urimet për ditëlindje. Dje Olsi publikoi bashkëpunimin e tij me Elgit Dodën të titulluar “A pyete” ku me anë të vargjeve duket sikur flet për herë të parë për ndarjen.

“Arsyen ti e di ndaj plaga është pa kurë, ti më njeh unë s’kam lot po e mbaj nën lëkurë. Debatet s’patën urë e nuk tentuam më kurrë”, këndon ndër të tjera Olsi.

Ndërsa Egli duket se i është përgjigjur sot me anë të një videoje në makinë me në sfond këngën “Due Vite” nga Marco Mengoni.
“Po gabohesh dhe ti e di”, është një pjesë që Egli ka shkëputur nga kënga për videon e saj, ç’ka ka bërë që ky postim të merret si reagim ndaj Olsit.
