Acidet yndyrore Omega-3 janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Mënyra më e mirë për të marrë mjaftueshëm omega 3 është nga konsumi i peshkut.

Por nëse nuk konsumoni mjaftueshëm peshk, mund të konsideroni marrjen e një suplementi.

Edhe pse ka qindra shtesa të ndryshme me omega-3 në dispozicion, jo të gjitha kanë përfitime të njëjta shëndetësore.

Në këtë artikull AgroWeb.org shpjegon çfarë duhet të dini rreth tyre.

Cilat janë format më të përhapura të vaji të peshkut?

Vaj natyral i peshkut

Vaji i natyral i peshkut përmban disa lëndë ushqyese shumë të rëndësishme si vitaminat A dhe D.

Salmoni, sardelet dhe mëlçia e merlucit janë ndër burimet më të zakonshme të vajit natyror të peshkut.

Këto vajra janë në dispozicion në kapsula ose në formë të lëngshme.

Megjithatë sasia e omega-3 në vajin e peshkut ndryshon sipas llojeve të peshkut.

Ky është edhe lloji më i shëndetshëm që mund të konsumoni.

Vaj peshku i përpunuar

Vaji i përpunuar i peshkut përbëhet nga etile estere ose trigliceride dhe ai pastrohet ose përpunohet.

Pastrimi mundëson largimin e ndotësve nga vaji, të tillë si mërkuri.

Vajrat e përpunuar të peshkut përbëjnë shumicën dërrmuese të këtij vaji në treg.

Kjo ndodh sepse ato janë të lira dhe zakonisht vijnë në kapsula, të cilat janë të njohura për konsumatorët.

Disa prodhues e përpunojnë vajin edhe më tej për ta kthyer atë në një formë sintetike të triglicerideve, e cila absorbohet mirë nga organizmi.

Këto vajra quhen trigliceride të reformuara (ose ri-esterifikuara). Ato janë shtesat më të shtrenjta të vajit të peshkut dhe përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të tregut.

Kapsulat me Omega-3

Vajrat Omega-3 gjenden zakonisht në kapsula ose xhel të butë.

Këto janë të njohura për konsumatorët pasi nuk kanë shije dhe janë të lehta për tu gëlltitur.

Kapsulat zakonisht përbëhen nga një shtresë e butë xhelatine, dhe shumë prodhues përdorin gjithashtu veshje enterike.

Veshja enterike ndihmon që kapsula të mos shpërndahet derisa të arrijë në sistemin tretës.

Sidoqoftë, kapsulat mund të maskojnë erën e keqe të vajit të prishur.

Prandaj këshillohet që herë pas here të hapni ndonjërën prej tyre dhe ta nuhasni për tu siguruar që nuk është prishur.

Për çfarë duhet të kontrolloni etiketën kur blini suplemente të omega 3-shit?

Kur blini një shtesë omega-3, gjithmonë lexoni etiketën me kujdes dhe shihni nëse ajo përmban apo jo këto elementë:

Lloji i omega-3-Shumë shtesa omega-3 shpesh përmbajnë pak ose aspak EPA dhe DHA, që janë llojet më të rëndësishme të omega-3. Sigurohuni që produkti që blini t’i përmbajë ato.

Sasia e omega-3-Një shtesë mund të thotë në pjesën e përparme që përmban 1.000 mg vaj peshku për kapsulë. Sidoqoftë, në anën e pasme do të lexoni se EPA dhe DHA janë vetëm 320 mg.

Forma e omega-3-Për absorbim më të mirë, kërkoni FFA (acidet yndyrore), TG dhe rTG (trigliceridet dhe trigliceridet e reformuara) si edhe PL (fosfolipidet). Shmangni ato me EE (etile estere).

Pastërtia dhe vërtetësia – Mundohuni të blini produkte që kanë standard sigurie.

Kontrolloni për freskinë e produktit- Gjithmonë kontrolloni datën, nuhasni produktin dhe shihni nëse përmban ndonjë antioksidant si vitamina E.

Është mirë që këto suplemente t’i merrni gjatë një vakti që përmban yndyrë, pasi yndyra rrit thithjen e omega-3.

Dhe së fundi, mbani në mend se suplementet e omega-3 janë mund të prishen shumë kollaj, prandaj mos i blini këto produkte me shumicë. Omega-3-shi mund të jetë një nga shtesat më të dobishme që mund të merrni. Por sigurohuni që të zgjidhni me mençuri./AgroWeb.org