Pronarëve të shtëpive po u ofrohen kontrata afatgjata për të pranuar emigrantë të paligjshëm në një përpjekje për të përballuar shifrat rekord.

Atyre u kërkohet të ndihmojnë pasi fatura e hotelit për ata që kalojnë Kanalin ilegalisht rritet në 2.4 miliardë paund në vit, raporton The Sun.

Kontraktori privat “Serco” po ofron marrëveshje deri në pesë vjet – me qira të garantuar plotësisht çdo muaj dhe kostot e mirëmbajtjes të mbuluara.

Ajo do të paguajë gjithashtu taksën e këshillit të qiramarrësve, plus faturat e gazit dhe energjisë elektrike.

Lajmi zemëroi disa deputetë pasi shifrat zbuluan se vetëm katër për qind e kërkesave për azil u përpunuan vitin e kaluar dhe kjo kishte mjaftuar për të mbushur hotelet.

Deri më tani, më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, ndërsa numri i ndalur nga francezët ka rënë ndjeshëm, u thanë deputetëve dje.

Zyra e Brendshme pranoi se shpenzon gati 7 milionë funte çdo ditë për strehimin e tyre – 2 milionë paund që nga shkurti.

Serco i cili ka një kontratë rekord 1.9 miliardë paund, dhjetëvjeçare nga Home Office në 2019 – po strehon të paktën 30,000 azilkërkues në 6,000 shtëpi.

Kontraktori, që pritet të bëjë të paktën 150 milionë funte në vit nga skema, tani ka bërë thirrje se do të marrë në konsideratë të gjitha llojet e pronave në veriperëndim, Midlands dhe Lindje të Anglisë.

The Sun raporton se, midis atyre që kërkohen janë pronarët e pronave të zbrazëta, pronarë të shtëpive të dyta, shtëpive të kujdesit dhe ish-studentëve.

Natën e kaluar, deputetja e Doverit, Natalie Elphicke paralajmëroi se kjo do të përkeqësonte mungesën e banesave në vend.

Ajo tha: “Kriza e varkave të vogla po e bën shumë më të vështirë për britanikët të cilët përpiqen të mbajnë një çati mbi kokë ose të marrin një shtëpi të tyren. Kjo tregon pse është kaq e rëndësishme të trajtohet kriza për të reduktuar presionin mbi strehimin dhe shërbimet e tjera jetike lokale.”

Deputetëve iu tha dje se qeveria po shpenzon 5.6 milionë funte në ditë për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, kosto këto që vazhdojnë të rriten.

1.2 milionë paund të tjera paguhen për strehimin e azilkërkuesve që ikën nga talebanët në Afganistan.

Shqiptarët tani janë kombësia e vetme më e madhe që ka mbërritur në Britaninë e Madhe, me 12,000 vetëm këtë vit.

Ato përfshijnë 10,000 burra të rritur beqarë, shumë prej të cilëve dyshohet se janë të lidhur me bandat kriminale.

Prej një muaji disa po qëndrojnë në qendrat e mbajtjes në Kent, për shkak të mungesës së strehimit,  pavarësisht se objektivi është të zhvendosen brenda 24-orësh.

Kryeinspektori i kufijve dhe imigracionit, David Neal, u tha deputetëve dje se ishte i tronditur nga “kushtet e mjerueshme” në aeroportin Manston.

Ai kishte menduar të mbante 1,000 deri në 1,600 njerëz, por kur ai e vizitoi të hënën, ishin 2,800 dhe shumica qëndronin në rrugë.

Ai tha: “Unë nuk jam dikush që mbetet pa fjalë. Isha shumë i shqetësuar për Manston kur e vizitova të hënën.”

“Po dështon në adresimin e cenueshmërisë . Ka rreziqe për zjarrin, për atë mjekësor dhe infeksion. Është një situatë vërtet e rrezikshme.”

Zyrtarët gjithashtu pranuan para deputetëve se shkalla e përgjimeve nga francezët kishte rënë nga 50 për qind në 2021 në 42.5 për qind këtë vit.

Komandanti i kërcënimit të Kanalit Klandestin Dan O’Mahoney, tha se autoritetet franceze kishin ndaluar 28,000 emigrantë që kalonin Kanalin deri më tani në vitin 2022 dhe kapën e shkatërruan 1,072 varka.

 “Numri i njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar e që kërkojnë strehim ka arritur nivele rekord dhe e ka vënë sistemin tonë të azilit nën presion ekstrem.”- tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme mbrëmë

“Si rezultat i kësaj tendosje të pabesueshme, aktualisht ka më shumë se 33,000 azilkërkues në hotele që i kushtojnë taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 5 milionë funte në ditë. Kjo është e papranueshme dhe ne po punojmë shumë me autoritetet lokale për të gjetur strehim të sigurt dhe të përhershëm.”