“Duke filluar nga 1 tetori 2021, OnlyFans do të ndalojë publikimin e përmbajtjeve adulte eksplicite. Për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të platformës dhe për të vazhduar mbajtjen e komunitetit aktual ne duhet të evoluojmë politikat tona.” tha një zëdhënës i OnlyFans për CNET.
Ky ndryshim po bëhet pas kërkesës së partnerëve bankar të platformës dhe ofruesve të pagesave, shtoi zëdhënësi. I themeluar në 2016, OnlyFans numëron mbi 130 milionë përdorues dhe 2 milionë krijues në të gjithë botën, por raportimet e fundit që sugjerojnë se statusi i website-it si një destinacion amator për përmbajtje adulte e ka bërë të vështirë për të tërhequr investitorë.
Më herët gjatë kësaj jave, kompania lançoi një aplikacion pa përmbajtje +18 për të përmirësuar imazhin e saj si një platformë e suksesshme për krijuesit. “Ne do të shpërndajmë më tepër detaje në ditët në vijim dhe do të suportojmë dhe drejtojmë krijuesit drejt këtij ndryshimi në udhëzimet e përmbajtjeve.” tha zëdhënësi.