Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur një procedim disiplinor ndaj Luan Dacit, anëtar i këtij Kolegji, pasi ai është dënuar nga drejtësia nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Nisja e hetimit është bërë pas indicieve të ONM-së, ndërkohë që janë caktuar dhe tre anëtaret që do të gjykojnë këtë çështje.

Njoftimi i plote i KPA-se: 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Anëtare: Albana Shtylla

Anëtare: Ina Rama