Në Malësinë e Madhe është zhvilluar një operacion nga forca të shumta policie, në kuadër të zbulimit të mbjelljes së kanabisit. Është zbula një plantacion me sera ku kultivohej lënda narkotike. Polica ka arritur të zbulojë në këto sera 10 mijë rrënjë kanabis sativa në proces rritjeje dhe disa te tjera të thara të cilët qëndronin në atë zonë. Nga burimet e policisë, njoftohet se operacioni ka ardhur në bazë të kontrolleve qe uniformat blu bëjnë në territore malorë në kuader të planit të masave antikanabis.
Sipas burimeve policore janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe punonjes të Ujësjellësit të Bajzës pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.
Operacioni në fjalë është zhvilluar nga forcat policore të Komisariatit të Malësisë së Madhe dhe DVP Shkodër.