Një person është arrestuar në Shkodër dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike. Kjo vjen në kuadër të operacionit ‘Alpe të pastra’ që po kryhet nga policia në zonën e Shkodrës. Nga kontrollet janë gjetur dhe asgjesuar në total 4999 bimë kanabis.
Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 4999 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 4180 bimë në fshatin Vajush, Malësi e Madhe; 697 bimë në fshatin Mali Kolaj, Shkodër; 75 bimë në fshatin Berishë e Vogël, Fushë Arrëz dhe 47 bimë në fshatin Repisht, Malësi e Madhe.
I arrestuari dhe pesë të shpallurit në kërkim janë banues në fshatrat ku janë zbuluar bimët narkotike. Kjo fazë e operacionit u zhvillua gjatë tre ditëve dhe angazhoi në terrene malore të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Fushë Arrëzit, 50 efektivë policie dhe 7 dronë./abcnews.al