Gjykata ka lënë në burg shtetasin Agim Gjini, i cili u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.
Gjini është një ndër bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.
Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
