Ditën e sotme policia rrugore ka ndëshkuar shtetasin D.XH me një gjobë prej 75.000 lekë të rinj si dhe i është hequr leja e qarkullimit.

Ndaj shtetasit janë marrë masa pasi drejtonte makinën me shpejtësi mbi normat e lejuara, në qendër të banuar dhe ka kryer manovra të rrezikshme, në kundërshtim me Kodin Rrugor.