Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe që vazhdojnë të bien edhe në këto momente kanë përmbytur disa lagje të qytetit të Vlorës.

Mësohet se ka prezencë të madhe uji në zonën e Skelës, lagja Pavarsia, 28 Nëntori, Kushtrimi duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve por dhe të banorëve. Edhe Orikumi është “pushtuar” nga shirat.

Ndërkohë vijon të përkeqësohet situata nga reshjet e shiut ku niveli është rritur dhe në disa rrugë ka shkuar deri në 50 cm.

Top Channel

Previous articleMoti i keq në Elbasan, rënie inertesh në akse rrugore, disa fshatra pa energji elektrike
Next articleShi i rrëmbyeshëm/ Përmbyten disa nënkalime në aksin Fier-Vlorë