Prezenca e OSBE në Shqipëri, përshëndet nisjen e procesit parlamentar për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ajo kërkon që në proces të përfshihen të gjithë.

Sipas OSBE, emri i ri që do të zgjidhet nga palët duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë. Raundi i parë nuk është mbajtur ende, por palët duket se nuk kanë asnjë emër për datën 16 maj.

Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, thuhet në reagim.