Aktori i njohur i Teatrit të Durrësit Ervin Doko, gjithashtu edhe pjesëmarrës në disa seriale të suksesshme, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Ora News bën me dije se për shkak të një konflikti për një vend parkimi në kryeqytet ka plagosur një shtetas tjetër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Migjeni” në Kombinat dhe për pasojë aktori është shpallur në kërkim.

Si pasojë e sherrit, ka mbetur i plagosur shtetasi E.Gj. Shërbimet e Policisë së Komisariatit nr.6 e kanë shpallur në kërkim Ervin Dokon dhe po punojnë për kapjen e tij.