Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka përfunduar ditën e sotme në spital dhe lajmin e ka ndarë vetë me ndjekësit e tij. Autori i hitit “Andiamo” ka publikuar disa foto në Instastory ku shihet duket marrë një serum. Ai nuk ka treguar se çfarë problemi ka, por dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Mbidozë”. Ndërkohë, në foton pasardhëse ka shkruar:

“I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.

Fansat janë merakosur për gjendjen shëndetësore të tij, por fatmirësisht tashmë është më mirë dhe gati për hite të reja. Projekti i fundit që ai ka publikuar është “Landebahn”, të cilin e solli në bashkëpunim me Vanessa Mai.

Faxweb.al