Home SHOWBIZ Pa festë përrallore dhe show, gjininë e bebes së Zaiminës e zbuloi…

Pa festë përrallore dhe show, gjininë e bebes së Zaiminës e zbuloi…

24

Edhe pse u bënë shumë vite që është tërhequr nga muzika, Zaimina Vajsari vijon të mbetet një nga personazhet më të dashur të showbiz-it shqiptar. Ajo ka një vajzë dhe së shpejti pritet të bëhet sërish mama. Zaimina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe dje na ëmbëlsoi Instagramin me disa foto, bashkë me Khloe, të dyja veshur me të bardha, në breg të detit.

“Si mendoni, bebi është vajzë apo djalë?”, pyeti Zaimina ndjekësit. 

Por, përgjigjen na e dha vetë, vetëm pas pak orësh. Duart e Khloe-s janë të ngjyrosura me blu e të vendosura tek barku i mamit, duke zbuluar kështu se këngëtarja pret një djalë. “Mezi po presim të të takojmë”, shkroi ajo, për ëngjëllin që pritet të vijë në jetë për pak muaj.