Jennifer Aniston njihet për flokët e saj të drejtë , por në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka ekspozuar flokët e saj natyralë.
Ylli i “Friends” postoi një selfie pa filtra dhe pa grim në Instagram. Në foto ajo tregoi flokët e saj natyrale dhe dredha-dredha, dhe shkroi në mbishkrimin, “Mirë, lagështi… Le të shkojmë” dhe etiketoi markën e kujdesit të flokëve që themeloi, “LolaVie”.
Kjo selfie është një foto unike personale nga Jennifer Aniston, e cila kohët e fundit foli hapur për frustrimet nga thashethemet për jetën e saj private.
“Unë i merrja të gjitha shumë personalisht – thashethemet e shtatzënisë dhe të gjithë supozimin “Oh, ajo zgjodhi karrierën mbi fëmijët”, tha ajo për “The Hollywood Reporter”. “Mendoja disi:, ‘Nuk e keni idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga pikëpamja mjekësore, pse nuk mundem…mund të kem fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë, dhe ishte vërtet lënduese dhe thjesht e keqe…. Është e njëjta gjë me Dolly Parton; Dolly Parton nuk kishte kurrë fëmijë. Por a po i japin njerëzit kritika për këtë? Jo, askush nuk është përpjekur ta fusë atë në një gardh të ngushtë.”