Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Fitues i edicionit të 65-të është shpallur Italia përfaqësuar nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Nga 39 shtetet pjesëmarrëse të këtij edicioni vetëm 4 prej tyre kanë vlerësuar përfaqësuesen tonë, Anxhela Peristerin me këngën “Karma”.

Juria profesioniste e Holandës i ka dhënë 1 pikë, San Marino 2 pikë, 7 pikë nga Danimarka, ndërsa Malta ka dhënë vlerësimin maksimal me 12 pikë, duke grumbulluar një total prej 22 pikësh nga juria profesioniste.

Nëse do të llogariteshin vetëm votat e jurisë së profesionistëve Shqipëria do të renditej në vendin e 20-të, por “Karma” e Anxhela Peristeri ka marrë edhe 35 pikë nga votat e publikut duke arritur vlerësimin final me 57 pikë (renditur në vendin e 21).