Para disa ditësh, Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë lajmin se ishin bërë prindër për herë të dytë. Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Ndërkohë së fundmi një burim pranë Pallatit Buckingham ka mohuar që mbretëresha të kishte dijeni për këtë fakt, për emrin e vogëlushes.

Ky pretendim duket se është bërë arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore.
Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.

Pas këtij lajmi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shokut të dukësh dhe dukeshës së Sussex, Omid Scobby, i cili tha se mbretëresha jo vetëm që ishte në dijeni, por ishte personi i parë që thirri. Sipas Scobby, çifti nuk do ta kishte përdorur kurrë emrin “Lilibet” nëse mbretëresha nuk e mbështeste një veprim të tillë.

“People” ka shkruar se mbretëresha është njohur me stërmbesën e saj përmes një komunikimi me video në celular.

“Meghan dhe Harry ishin shumë të lumtur dhe mezi po prisnin që ta ndanin lajmin e ardhjes në jetë të vajzës”, ka thënë një burim për “People”.