Një mjek i spitalit të Pogradecit është proceduar pas kallëzimit penal të një qytetareje.

Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga motra e viktimës, një 34-vjeçar ndërroi jetë dy ditë pas vizitës te mjeku në fjalë, për shkak të një ataku kardiak.

Mjeku është proceduar në gjendje të lirë për “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.”, thuhet në njoftimin e policisë.