Reshje të dendura breshëri kanë përfshirë ditën e sotme Leskovikun.

Reshjet e breshërit kanë nisur paraditen e sotme dhe kanë zgjatur më shumë se 30 minuta duke dëmtuar kështu jo vetëm të mbjellat dhe vreshtarinë e fermerëve, por edhe drutë frutorë.

Kjo është hera e dytë që Kolonja preket nga breshëri, ku para disa javësh dëmtime të mëdha pati dhe në fshatin Boshanj.