Home AKTUALITET SHËNDET Pagjumësia në Verë – Si të Flini më Qetë dhe më Gjatë

Pagjumësia në Verë – Si të Flini më Qetë dhe më Gjatë

14

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm. Foto: Flickr

Kur dita fillon e zgjatet dhe temperaturat ngrihen procesi i gjumit bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Netët pa gjumë fillojnë e bëhen të shpeshta teksa vera zë vend dhe ky problem prek shumicën e njerëzve.

Ndonëse duket sikur nuk mund ta zgjidhni në momentet e para ekspertët sugjerojnë disa mënyra qetësimi dhe stimulimi të gjumit të qetë edhe kur tempëraturat jashtë janë shumë të larta.

Ndiqini ato sipas këshillave të AgroWeb.org dhe praktikojini sa herë të keni probleme me gjumin.

Si të rregulloni gjumin?

Mbani një regjim strikt oraresh dhe kjo vlen për zgjimin, po ashtu edhe për kohën kur do të shkoni për të fjetur.

Mundohuni të flini në të njejtat orare në shumicën e rasteve edhe nëse ndonjë nga netët mund të flini më pak.

Qëndroni të freskët

Gjatë natës mundohuni ta mbani temperaturën e dhomës të freskët në mënyrë që të mund të flini më qetë.

Temperatura ideale për të fjetur rehat është 18 gradë Celcius.