Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik – Belsh. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë njeri prej tyre ka dal nga rruga. Njeri nga të plagosurit ende në automjet. Ambulanca ende nuk ka arritur në vendngjarje.

Cërrik/Informacion paraprak Më datë 07.01.2022, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Cërrik Belsh, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M. F. është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin V. H. Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja, shtetasja K. U., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.