Një aksident sapo raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Elbasanit ku në kryqëzimin e “1 majit” makina është përplasur me një pemë pasi hipi në troturar.

Mësohet se shoferi i mjetit është i plagosur dhe po transportohet për në spital. Pritet që në vendngjarje të arrijnë forcat e policisë për të zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes së ndodhur.