Pamje magjepsëse vijnë nga Argjentina, ku një fotograf ka regjistruar momentin unik me dy balenat që lundrojnë nën shoqërinë e një gruaje në varkë.

Analia Giorgetti ishte gruaja që pati fatin të përjetonte momente magjike me dy balenat, ditën e ditëlindjes. John Johnson është fotografi që rastësisht, regjistroi momentin unik me kameran e tij.

“Ishte moment i mrekullueshëm. Nuk kisha frikë. Balenat ishin shumë paqësore me mua. Ato u afruan afër varkës sime dhe dukeshin kurioze si fëmijët. Papritmas njëra balenë më preku. Më pas unë me shoqen tim pamë se kishim një dron nga sipër. Ishte një moment magjik. Ishte privilegj për mua. Mbi të gjitha kisha ditëlindjen atë dite. Mora surprizën më të bukur“, thotë ajo për BBC.

fax