Protestat e djeshme ishin të dhunshme në Paris. Qindra mijëra njerëz morën pjesë në protestat e 1 Majit kundër reformave të presidentit Emmanuel Macron.

Protesta eskaloj kur një polici iu vu flaka nga protestuesit.

Një polic dhe një protestues u lënduan rëndë dhe rreth 300 persona u arrestuan në incidentet gjatë protestave të 1 Majit në Francë, të cilat, sipas sindikatave, mblodhën 2.3 milionë, ndërsa policia numëron rreth 780,000 njerëz.

Sipas tij, një polic i Parisit është lënduar rëndë në një sulm me një koktej molotov. Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen kolegët duke tentuar të shuajnë flakën në trupin e tij, të shkaktuar nga sulmi me koktej molotovi