Pamjet që po shihni janë vërtetë të rënda. Në to shihet një notar, që bie nga një shkëmb 30 metra mbi një barkë të mbushur me njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në Bejrut, ndërsa i riu, i identifikuar si një zhytës profesionist, tentoi të hidhej nga shkëmbi i famshëm Rouche, drejt ujit.
Ai nuk e ka parë barkën që po lundronte poshtë tij, e kështu, ka rënë fuqimisht në hollin e saj, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që është regjistruar incidente të ngjashme, pasi dhe një i ri, javën që shkoi pësoi incident duke u hedhur nga po i njëjti shkëmb, por fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.