Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Hungari, ka vizituar së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, vendin në parkun qëndror të Budapestit, ku pas pak javësh do të vendoset busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Rama përmes një video-je të postuar në facebook, merr rolin e dizajnerit dhe projektuesit ku këshillon shtrimin e një tapeti kuq e zi në pjesën që të çon për te busti.

”Vendi është shumë i mirë. Shumë pikant, jo dosido. E vetmja që po mendoja, të flisnit pak me ta që deri aty mund  të bëhet një tapet kuqezi me beton me pigment kuqezi, të jetë si tapet të shkonte deri këtu. Këtu mund të vazhdojë në formën e një rrugice, të kthehet një prerje si fundi i banderolës.”- tha Rama.

Ndërkohë Veliaj ka zbuluar se dhe Mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek sheshi te ”Zogu l” te Ministria e Drejtësisë.