Një atentat mafioz ka tronditur Athinën këtë të diel, aty ku një 32 vjeçar shqiptar është qëlluar me plumba në kokë në ambientet e një lokali.

I riu nuk mundi t’i mbijetonte 5 plumbave që u qëlluan nga pistoleta e një ekzekutori, i cili pasi kreu krimin u largua i qetë me taksi nga vendngjarja.Në një video tronditëse të shpërndarë nga mediat greke shihet nëna e viktimës e cila ka shkuar në vendngjarje dhe tepër e tronditur shan në greqisht dhe shqip.“E zeza unë, iku djali nga shtëpia.

Kush më vrau djalin, o shqiptar të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një emër të njohur të botës së krimit, ndaj të cilit janë kryer edhe më parë atentate, por pa mundur të kenë sukses.