Që prej fillimeve të karrierës së saj muzikore, këngëtaren Melinda Ademi e mbajmë mend thuajse me të njëjtin look: brune.Mirëpo, rikthimi i fuqishëm në muzikë ka sjellë edhe ndryshime të mëdha në pamjen e Melindës.

Papritur, këngëtarja ka ndryshuar look dhe s’dimë nëse janë paruke apo flokë të vërteta, mirëpo ajo është kthyer në bionde.Në fakt, s’po na duket aspak si Melinda, por gjithësesi fansat e kanë pritur mirë këtë ndryshim, duke vërshuar në komplimenta.

Para pak muajsh u mësua se Melinda dhe Nora Istrefi do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.Por më i habitëshëm është fakti se dy vajzave ju është bashkuar edhe një reper në këngën e re. “Prive” ka mësuar se Norës dhe Melindës do t’i bashkohet edhe Gjiko në këtë bashkëpunim. Kjo është hera e parë që do e dëgjojmë trion në një projekt të përbashkët, ndaj kurioziteti për këtë këngë do të jetë goxha i madh. Kënga thuhet se është finalizuar dhe tashmë na mbetet të presim vetëm publikimin e saj.