Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin Elysee ku është pritur nga presidenti francez Emanuel Macron.
Rama është i ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajon.
Kujtojmë se takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.
Top Channel