Kohët e fundit Panasonic është munduar të reklamojë speaker-in e ri gaming SoundSlayer, por kanë zgjedhur një teknikë të ndryshme nga ajo klasike. Në vend që të shkrepnin fotografi reale me pajisjen në përdorim, ata kanë vendosur të marrin fotografi nga interneti dhe t’i editojnë sikur personat që marrin pjesë në të po përdorin SoundSlayer.

Shikoni këtë fotografi fillimisht. Ky është versioni i edituar nga ekipi i Panasonic ku duket sikur personi po argëtohet jashtë mase me speaker-in e ri.

Mirëpo fotografia origjinale mund të gjendet mjaft lehtë në internet duke kërkuar “nerdy gamer” në Shutterstock, dhe del si rezultati i parë. Këtu vihet re shumë mirë se personi nuk ka një speaker në qafën e tij.

Një tjetër rast disi më i ndryshëm mund të shihet më poshtë. Ekipi i Panasonic ka përdorur një fotografi nga Getty Images të një personi me ngjyrë që po luan video lojra dhe i ka vendosur kokën e një personi të bardhë. Mund ta kuptoni me lehtësi se trupi i personit është po i njejti duke parë pozicionin e duarve përreth controller-it të PS4, thjesht është edituar koka e një personi tjetër dhe ngjyra e lëkurës është përshtatur.

Nuk është ende e qartë nëse ka ndonjë marrëveshje që mund ta pengojë modifikimin e këtyre fotografive nga Panasonic oër sa kohë që pamjet janë blerë.