Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Riminit në Itali, ku një emigrant somalez ka plagosur me thikë 5 persona.

Ngjarja ndodhi në një autobus. Mediat italiane raportojnë se gjatë kohës që po kontrolloheshin biletat, agresori sulmoi me thikë dy gra dhe gjatë tentativës për t’u larguar plagosi në rrugë dhe tre persona të tjerë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç. Tgcom shkruan se fëmija u plagos në fyt.

Ndonëse tentoi arratisjen, emigranti me origjinë nga Somalia u arrestua nga policia.