Papa Françesku ka kritikuar misionin e Perëndimit në Afganistan. Gjatë një interviste Papa për të shprehur mendimin e tij mbi tërheqjen e trupave amerikane në Afganistan ka zgjedhur që të përdorte një deklaratë të kancelares Angla Merkel, mirëpo padashje përdori një citim të presidentit rus, Vladimir Putin.

Papës gjatë intervitës iu bë një pyetje në lidhje me orarin e ri politik në Afganistan dhe ai tha se do të përgjigjej me një citim të Angela Merkel, mirëpo ai përdori një ciat që Putini kishte thënë gjatë vizitës së Merkel në Moskë në muajin gusht.

“Është e nevojshme të ndaloni politikën e papërgjegjshme, të impononi vlerat tuaja mbi të tjerët dhe përpjekjet për të ndërtuar demokraci në vendet e tjera bazuar në modele të jashtme pa marrë parasysh çështjet historike, etnike dhe fetare, dhe duke injoruar plotësisht traditat e njerëzve të tjerë,” citoi Papa.

Teksa shtoi se kur aleatt perëndimorë u tërhoqën nga Afganistani, “të gjitha mundësitë” nuk u morën parasysh, tha ai.