Papa Françesku thotë se konflikti në Ukrainë nuk është “operacion ushtarak, por një luftë”

Papa Françesku ka hedhur poshtë pohimin e Rusisë se po kryen një “një operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke thënë se vendi po goditet nga një luftë.

“Në Ukrainë po rrjedhin lumenj gjaku dhe lot. Ky nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që po çon në vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Papa në fjalimin e tij javor para turmave të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit.