Papa Francesku u bën thirrje prindërve që të mos i dënojnë fëmijët homoseksualë. Në audiencën e përgjithshme, Bergoglio iu drejtohet me një mendim të veçantë çifteve që duhet të përballen me problemet e fëmijëve të tyre.

“Si ta menaxhojmë këtë: duhet t’i shoqërojmë dhe të mos fshihemi në një qëndrim dënues”, rithekson ai. Më pas Ati i Shenjtë shpjegon se nuk mund të përshëndesë besimtarët për shkak të një problemi shëndetësor. “Kam një problem në këmbën e djathtë, një ligament në gju është me inflamacion, një problem që u ndodh të moshuarve”.

Mund të ketë shumë arsye për fërkime me fëmijët, që nga braktisja e studimeve e deri te problemet me drejtësinë, madje edhe orientimi seksual mund të bëhet shkak. Por paralajmërimi që Papa donte t’u