CR7, para se të kthehej në “Old Trafford”, dukej një hap larg shkuarjes te Manchester City.

Dolores, në këtë drejtim, shpjegoi: “Në televizion folën për Manchester City, por djali më tha: Mami, mos u shqetëso për atë që thonë, sepse unë do të shkoj te Manchester United. Unë i thashë që më pëlqente shumë me atë që bëri. Të shohësh stadiumin plot, me 75.000 njerëz, duke brohoritur emrin e tij ishte një emocion i madh”.

Te “Djajtë e Kuq”, ylli portugez mbërriti në një moshë shumë të re nga Sporting Lisbona, duke u bërë kampioni që të gjithë e vlerësojnë sot.

Duke u kthyer në atë moment, 18 vite më parë, më 2003, Dolores zbulon: “Në fund të një ndeshjejeje kundër Manchester United, ai më tha: Manchesteri është i interesuar për mua. Dhe unë isha mosbesuese: Çfarë thua? Kaq i ri? Cristiano m’u përgjigj: Mami, mos m’i prit krahët. Dhe ndodhi ashtu si deshi. Pa futboll, ai nuk ishte askushi. Ai do të ishte bërë murator”.