Elbasanasit “harrojnë” të argëtohen

Sipas të dhënave vendase nga INSTAT në vitin 2020 gati 42% e shpenzimeve mujore të shqiptarëve shkuan për ushqime, ndërsa sipas të dhënave të Eurostat në BE, familjet çuan për ushqime vetëm 13 për qind të buxhetit mujor. Përqendrimi i shpenzimeve tek ushqimet në vendin tonë vjen si rrjedhojë e nivelit të ulët të pagave dhe nivelit të lartë të varfërisë relative. Shumë prej qytetarëve tregojnë për egnatia neës se edhe ato pak të ardhura që kanë nuk u dalin dhe detyrohen ti shpenzpjnë për nevojat më bazike si ushqimet dhe ilaçet .

Gjatë vitit të kaluar 23.5 për qind e buxhetit të familjeve europiane shkoi për qira, drita dhe ujë, ndërkohë që në Shqipëri faturat dhe qiraja zënë 10% të shpenzimeve mujore. Ky zë peshon më pak në familjet shqiptare për shkak të varësisë së ulët nga qiraja. Në Shqipëri ulja më e madhe e shpenzimeve mesatare për konsum mujor, në vitin 2020, e ka shënuar grupi “Argëtim dhe kulturë” me 26,4 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa rritja më e madhe është shënuar në grupin “Shëndet” me 28,0 %.

Në BE zëri i dytë më i madh në shpenzimet mujore të familjeve janë shpenzimet e transportit që zënë 13.1 për qind të buxhetit mujor. Në Shqipëri ky zuri 5.6% të shpenzimeve mujore më 2020. Europianet kanë më shumë për udhëtime dhe argëtim.Bashkëngjitur familjet në Shqipëri dhe ato në BE kanë të njëjtat përqindje të shpenzimeve mujore për veshje, pasi çojnë 4.6% të fondit mujor për rroba dhe këpucë, ndërsa Europianët shpenzuan më shumë nga buxheti i tyre për pije alkolike dhe duhan se shqiptarët.