Në këtë prag të fundvit, por në një situatë jo të zakontë për shkak të pandemisë, shkollat e Elbasanit kanë realizuar një marshim me biçikleta. Prej nga stadium “Elbasan Arena” në drejtim të sheshit “Aqif Pasha”, babagjyshët e vegjël kanë marshuar sot duke dhënë mesazhet, sa më shumë shëndet dhe lumturi në këtë prag viti të ri”.
Tollumbacet fluturuan në qiell bashkë me urimet e sinqerta të të gjithë këtyre fëmijëve, sot më shumë se kurrë për një vit të ri plot shëndet. Ne së bashku ju urojmë Gëzuar Festat.
