Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se pret të diskutojë me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim për vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse “Iskander” dhe S-400 në Bjellorusi.
“Ne do të flasim me Presidentin e Rusisë se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor,” i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të Enjten.
“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendoseshin një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin.” tha Lukashenko.
