ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga mot i qëndrueshëm. Përgjithësisht në vend do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi nga 1 deri 7 m/sek dhe në bregdet deri 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/32 | diell pak re |
| Kukës | 12/30 | diell pak re |
| Lezhë | 15/31 | diell pak re |
| Dibër | 12/28 | diell pak re |
| Durrës | 17/30 | diell pak re |
| Tiranë | 19/32 | diell pak re |
| Elbasan | 16/31 | diell pak re |
| Berat | 15/31 | diell pak re |
| Vlorë | 16/29 | diell pak re |
| Korçë | 15/30 | diell pak re |
| Gjirokastër | 15/30 | diell pak re |
| Sarandë | 16/27 | diell pak re |






