Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në orët e para të ditës përgjatë vijës bregdetare dhe zonën jugore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Më pas reshjet do të jenë me intensitet mesatar mbeten vetëm në qarkun e Vlorës. Në pjesën tjetër të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Parashikohet prezencë reshjesh të dobëta dëbore në majat e maleve si dhe mjegull / mjegullinë e përkohshme për shkak të reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-12 m/s, hera-herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 me lartësi vale 1.5-1.7 m.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 8/13 | re shi diell |
Kukës | 6/10 | re shi diell |
Lezhë | 9/13 | re shi diell |
Dibër | 4/10 | re shi diell |
Durrës | 8/16 | re shi diell |
Tiranë | 9/15 | re shi diell |
Elbasan | 7/15 | re shi diell |
Berat | 7/15 | re shi diell |
Vlorë | 9/16 | re shi diell |
Korçë | 2/10 | re shi diell |
Gjirokastër | 8/15 | re shi diell |
Sarandë | 7/16 | re shi diell |
/e.m//a.a/