Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 11°C.

Top Channel

Previous articlePunimet në ish-sheshin Shqiponja, Balluku: Më 15 mars do të jetë gati hyrja e re e Tiranës
Next articleAutomjeti përplas 25-vjeçaren në Institut, humb jetën në spital