Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të vranët i cili do të gjenerojnë rreshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Deri në orët e pasdites Shqipëria mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të fokusuara në Veriperëndim dhe Jugperëndim të territorit. Në mbrëmje pritet përmirësim i përkohshëm i motit në zonat Perëndimore duke lënë pjesën tjetër të vendit me reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit, në republikën e Kosovës, do të jenë nën dominimin e vranësirave dhe shirave ku here pas here do të jenë në formë shtërngate të shoqëruar me stuhi të forta ere, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit. Parashikohet; që pasditja dhe mbrëmja të sjellin dobësim të dukshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV përgjatë të gjithë ditës së enjte do të jetë nën mbizotërimin e vlerave të ulëta barike, të cila do të sjellin vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë të gjithë -24 orëshit. Pritet që shirat më të dendur të bien në zonat perëndimore dhe Jugperëndimore të MV. Mbrëmja vonë do të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave.