Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar; gjatë orëve të paradites, do të jetë nën dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore ku priten herë pas here kalime të pakta vranësirash. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shfaqen në zonat e ulëta dhe në një pjesë të mirë të bregdeti. Gjatë natës i gjithë vendi vijon me kthjellime dhe vranësira të pakta.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
