Qeveria shqiptare ka vendosur të bëjë disa ndryshime në Kodin Rrugor dhe të rrisë me 5 vite jetëgjatësinë e shoferëve përmes zgjatjes së vlefshmërisë së patentave për kategoritë A dhe B nga 65 në 70 vjeç.

Socialistët pranojnë shpopullim e vendit dhe mungesën e specialistëve, në rastin konkret të shoferëve të disa kategorive të mjeteve duke rritur moshën e së drejtës për të punuar, me disa kufizime të llojeve të mjeteve të atyre mes moshës 65-70 vjeç. Ne në kodin aktual afatet e lejes së drejtimit janë nga 10, 5, 3 dhe me ndryshimet pritet të 2 kalojnë në 15 dhe 5, sipas grupmoshave, por duke rritur grupmoshën e cila ka të drejtë ta ketë për 15 vjet lejen e drejtimit.

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, sqaroi se ndryshimet janë të nevojshme dhe nevojitet një rritje e moshës së specialistëve rrugorë nga 65 deri në 70 vjeç, ndërsa tregoi edhe kufizimet për shoferët e rinj dhe të moshave të reja. Sipas propozimit të tij, Balla tha shpejtësia për shoferët e rinj deri në 3 vite nga dita e patentimit limitohet nga 80 në 70 km në me qëllim uljen e numrit të aksidenteve./tpz